Në ditën e 12-të të grevës së naftëtarëve, përkeqësohet gjendja, njëri prej tyre dërgohet në Spitalin Rajonal të Fierit

Aktualitet | 1 vit më parë

Në ditën e 12-të të grevës së urisë të naftëtarëve të Marinzës, është raportuar përkeqësim i gjendjes shëndetësore të dy prej grevistëve.

Ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës, ku janë kryer kontrollet mjekësore përkatëse. Si pasojë e gjendjes së rënduar, njëri prej grevistëve është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar.

Punëtorët e kompanisë Bankers Petroleum Albania ndodhen në grevë të përgjithshme pa afat, duke pezulluar mbi 95% të aktivitetit në vendburimet e naftës.

Kryesia e sindikatës, e përbërë nga 10 anëtarë, ndodhet në grevë uri, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve shtetërore për plotësimin e kërkesave të paraqitura prej tyre: rritje të fondit të pagave me 18%, me shpërndarje më të drejtë për punonjësit me paga të ulëta; paga dinjitoze dhe sistem transparent pagash; ngritje në detyrë me meritë dhe jo me preferenca personale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme