“3D” në RTSH- Analisti Neza: Kritikat e opozitës ndaj SPAK-ut janë të dobishme

Politikë | 1 vit më parë

Analisti politik Sami Neza, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH me moderator Alban Dudushin, vlerësoi se kritikat e vazhdueshme të opozitës ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë një element i shëndetshëm për sistemin.

Sipas Nezws, kur analizohet debati mes SPAK-ut dhe opozitës, peshorja e objektivitetit anon nga opozita, me përjashtim të rasteve politike që prekin direkt liderët e tyre (si Berisha dhe Meta).

“Peshorja e opozitës është më objektivja, pasi nuk është përfshirë në çështje apo hetime, përveç Berishës dhe Metës,” deklaroi Neza. Ai theksoi se kritika e opozitës “është e dobishme si për qytetarët ashtu edhe për vetë SPAK-un.”

Për të ilustruar argumentin e tij, analisti solli si shembull aferën e fondeve IPARD, ku kritikat e opozitës ndikuan në ndriçimin e një rasti të hetuar edhe nga Bashkimi Evropian.

“P.sh marrim kritika e opozitës ndriçojnë aferën e fondeve të IPARD, që janë hetuar edhe nga BE-ja,” tha Neza.

Ai vuri në dukje se hetimi i OLAF-it ishte zhvilluar në heshtje dhe nuk kishte pasur reagim publik, derisa dosja me dëme prej 35 milionë euro nga vjedhje dhe abuzime me fermerët i mbërriti SPAK-ut.

Duke iu referuar seancës së fundit të raportimit të SPAK-ut në Kuvend, Neza vuri në dukje sjelljen e mazhorancës:

“Në parlament qytetarët panë një PS që nuk bëri asnjë pyetje dhe nuk adreson asnjë çështje,” tha analisti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme