Pjesë të organizatës kriminale për trafik droge, merr fund arratia e 2 vëllezërve, ekstradohen drejt Italisë

Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Blutë e Durrësit kanë finalizuar operacionin “Brothers”, ku kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të dy vëllezërve E.H., 32-vjeç dhe A. H., 34 vjeç.
Këta të fundit u akuzuan nga Gjykata e Breshias si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, për dy vepra penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
“Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:
E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




