FotoALBUMI- Kryeministri Rama në forumin FII në Riad: I nderuar nga pjesëmarrja në arenën me 7 mijë të ftuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë një pasqyrë vizitës së tij në Riad, Arabinë Saudite, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau një FotoALBUM nga aktivitetet.
Kryeministri Rama mori pjesë në Forumin e Iniciativës për Investime të Ardhshme (Future Investment Initiative – FII), një ngjarje globale për biznesin dhe investimet.
“Shumë i nderuar nga pjesëmarrja në një ndër panelët e arenës së madhe të Future Investment Initiative, ku marrin pjesë 7 mijë të ftuar nga të gjitha kontinentet,” shkruan Rama në postimin e tij, duke theksuar madhësinë dhe rëndësinë ndërkombëtare të forumit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


























