Vangjeli: Trajtimi i Veliajt në paraburgim, represiv dhe i padenjë. Po sikur të bëjë deklarata të premten që dokëndisin stomakun e dikujt apo shumë kujt?

Politikë | 1 vit më parë

Analisti Lorenc Vangjeli ngriti shqetësime mbi trajtimin që i është bërë figurës publike të Erion Veliajt gjatë kohës së paraburgimit, duke theksuar se veçanërisht shoqërimi i tij për një ndërhyrje mjekësore ishte i pajustifikuar dhe represiv.

Gjatë një debati në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli u shpreh se pavarësisht masave të sigurisë, çdo individ ka të drejtë të trajtohet me dinjitet, madje edhe gjatë procedurave ligjore.

Akuza për trajtim represiv

Vangjeli vuri në dukje ndryshimin drastik në paraqitjen mediatike të Veliajt, duke thënë: “Ka një vit që nuk e shikojmë atë në media, kur më parë jepeshin edhe nga tre lajme në ditë për Veliajn.”

Analisti e cilësoi mënyrën e trajtimit si “represive, e padenjë edhe për një qytetar të thjeshtë,” duke argumentuar se kushtet në paraburgim, në përgjithësi, shkelin standardet evropiane dhe mund të konsiderohen “kushte torture.” Ai shtoi se shoqërimi i Veliajt si “bandit” për një ndërhyrje mjekësore është “krejtësisht i palogjikshëm.”

Ballafaqimi me Gjykatën Kushtetuese

Vangjeli u shpreh se nuk do të habitej nëse do ketë 10 a 15 trup mëdhenj në derën e Gjykatës Kushtetuese. Ai ngriti pyetjen: “Po nëse Veliaj do të vendosë të bëjë deklarata të premten në Kushtetuese, të cilat do dokëndisin stomakun e dikujt apo shumë kujt.”?

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme