Sulo: Veliaj në kushtetuese duhet të bëjë edhe mbrojtje politike, përveç asaj juridike

Politikë | 1 vit më parë

Analisti Arion Sulo ka komentuar situatën e Erion Veliajt në prag të ballafaqimit të tij me Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ish-zyrtari duhet të ndërtojë një mbrojtje të dyfishtë: juridike dhe politike.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Sulo deklaroi se mbrojtja e Veliajt në këtë fazë duhet të jetë e fortë në të dyja dimensionet.

“Veliaj mund të shfaqë besnikëri ndaj partisë, por jo ndaj Ramës dhe kupolës së PS,” theksoi Sulo, duke sugjeruar se në sallën e Kushtetueses, Veliaj duhet të mbrohet “fort juridikisht dhe politikisht.”

Sipas analistit, arrestimi i Veliajt ishte i nxitur politikisht, por u fokusua te një çështje e parëndësishme, duke shmangur afera më të mëdha.

“Ai duhej të hetohej për afera të tjera, por po hetohet për diçka fare minore që nuk çon te Rama,” tha Sulo. Ai e përshkroi pozicionin aktual të Veliajt si “thuajse të djegur politikisht, i shkarkuar në shkelje të ligjit” nga qeveria, e cila kërkon ta mbyllë çështjen si “kapitull të mbyllur.”

Për Sulon, qëndrimi i Veliajt në Gjykatën Kushtetuese duhet të shfrytëzohet për të zhvilluar edhe “mbrojtjen e tij politike” kundër atyre që sipas tij e nxorën atë në objektiv.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme