Kthjellime dhe alternime vranësirash gjatë ditës së sotme, rriten lehtë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit.
Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë. Temperaturat minimale regjistrohen në vlerën 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale në vlerën 25 gradë celcius.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






