Opozita kërkesë për shkarkimin e tij, Peleshi: Shkaku i vërtetë nuk është shkelja e rregullores, por fryma antagoniste përçarëse
Kryeparlamentari Niko Peleshi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur kërkesës së opozitës për shkarkimin e tij. Peleshi deklaroi se shkaku i vërtetë i kësaj kërkesë është fryma antagoniste përçarëse, dhe jo shkelja e rregullores apo Kushtetutës.
““Shkaku i vërtetë i kësaj procedure, nuk jam unë, Nuk është favorizimi i një krahu politik. Në dy seancat e fundit, mazhoranca ka folur 291 minuta kundrejt 439 minuta të opozitës. 60% e kohës ishte e opozitës. Shkak, fryma antagoniste e përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë. Nuk është shkelje e rregullores apo Kushtetutës. Ajo është etiketa e përdorur gabim. Rregullorja s’të lejon të fyesh, shash akuzosh, bllokosh foltoren e pengosh fjalën e deputetëve”, deklaroi Peleshi.
Peleshi theksoi se reagimi i opozitës përmes mocionit për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Kuvendit, nuk është asgjëmë shumë se sa vendosja e kryeparlamentarit në presionet e së shkuarës.
“Në këtë mocion na ka sjellë rezistenca për të mos lejuar askënd në pozicionin që mbaj të guxojë të ndryshojnë këtë sallë. Apo të shkurajojë personalizmin e diskursit politik si pjesë e kulturës nga e cila duhet të ndahemi., Ta veshim këtë sallë me përgjegjësi të vërteta e të pathëna. Kjo kulturë vret shpresat e të rinjve, optimizmin.
Kjo kulturë urrejtje ka pjesën e vetë dhe në dhunën në shoqëri. Parlamenti nuk pasqyron thjesht shoqërinë, por e formëson.
Reagimi juaj me këtë mocion, asgjë më shumë se sa vendosja e kryeparlamentarit në presionin e së shkuarës.
Do përpiqem të bëj gjithçka që parlamenti shqiptar ti ngjasojë parlamenteve europianë.
Në jetën time politike s’kam denigrues askënd, s’kam fyer e shpifur. S’kam shkelur mbi personalitetin e askujt. Kam drejtuar 13 fushata politike e kam fituar 13 herë. Besoj se suksesin në politikë se ka kusht denigrimin”, tha Peleshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




