Operacioni “Harta”- Konfiskohen 20 pasuri të paluajtshme në Lezhë, ishin krijuar me burime kriminale

Aktualitet | 1 vit më parë

Në zbatimin e vendimi të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë konfiskuar 13 pasuri të paluajtshme (sipërfaqe toke), me sipërfaqe totale 83 497 m², në Lezhë, konkretisht në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain.

Përgjatë një jave janë konfiskuar në qarkun Lezhë, në zbatim të 2 vendimeve të GjKKO-së, 20 pasuri me sipërfaqe totale rreth 98 525 m², me burime kriminale.

Sipas njoftimit të prokurorisë së Lezhës, në zbatim të këtij vendimi të vitit 2021, “të lënë në fuqi me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan, në kuadër të operacionit “Harta”, 13 pasuri të paluajtshme të llojeve “Tokë në bregdet”, “Arë” dhe “Pemëtore”.

Referuar hetimeve është provuar se pasuritë, me sipërfaqe totale 83 497 m², që ndodhen në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain, janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Ndërkaq, një javë më parë, në vijim të punës për gjurmimin e aseteve me burime të kundërligjshme, u konfiskuan në zbatim të një vendimi tjetër të GjKKO-së, 7 pasuri të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin, me sipërfaqe totale 15 028 m2.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme