“Musine Kokalari një yllësi”, homazh për jetën dhe veprën e shkrimtares dhe intelektuales
Është përuruar nga instituti I studimeve historike Lumo vepra e “Musine Kokalari një yllësi”, kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtares, intelektuales, politikanes dhe martires Musine Kokalari. Programi përfshiu kumtesa nga Prof. Dr. Persida Asllani dhe Prof. Dr. Dhurata Shehri nga Universiteti i Tiranës, si dhe Prof. Dr. Meliza Krasniqi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, të cilët theksuan rëndësinë e kontributit të Musinës në jetën intelektuale dhe politike të Shqipërisë. Drejtori i Institutit, Uran Butka, vlerësoi rëndësinë e dokumentimit të figurave historike dhe promovimit të kujtesës kombëtare përmes veprave të tilla.
“Në çdo përvjetor të ditëlindjes së saj , të ringjall këtë figurë të jashtë zakonshme të letrave shqipe por pothuajse të harruara duke gjetur çdo herë të re në jetën dhe veprën e saj. Derisa arrita në veprën e botuar “Musine Kokalari, një yllësi””, u shpreh Uran Butka.
Ceremonia u nderua edhe nga familja Kokalari duke evidentuar Musinen si simbol integriteti, guximi dhe përkushtimi ndaj idealit kombëtar. Pjesëmarrja e gjerë e studiuesve, intelektualëve dhe familjarëve tregoi interesin e madh për jetën dhe veprën e Musine Kokalarit.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




