PD kërkon komision hetimor për McGonigal, Berisha: E përdorët për të goditur opozitën. Çuçi: Kërkesa bazohet në spekulime, jo fakte
Kuvendi i Shqipërisë po diskuton kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili është akuzuar për veprime korruptive dhe shkelje të ligjit në SHBA.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se McGonigal, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me Kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës, McGonigal ishte pjesë e një skeme për të ndikuar në proceset politike në Shqipëri, përfshirë përdorimin e ndikimit të tij për të goditur opozitën.
“McGonigal me të cilën Rama ishte krenar për miqësinë e tij u zu në SHAB si një horr që shkelmoi betimin në Kushtetutën e vendit të tij, u përfshi në akte korruptive, u përfshi ën procesin e vetingut, janë vendosur gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarë dhe të përdorej kundër opozitës shqiptare. Hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri. Si mundet ju të pengoni komisionin parlamentar, ju po shkelni Kushtetutën dhe çdo hetim që kërkohet për Ramën ju e bllokoni”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, deputeti socialist Bledi Çuçi, ka kundërshtuar ngritjen e komisionit hetimor, pasi sipas tij, nuk ka fakte e prova konkrete, por gjithçka bazohet në pretendime politike dhe spekulime publike.
“Komisionet hetimore ngrihen nëse ekziston të dhënat konkrete ose indicie të mjaftueshme për shkelje të ligjit. Në rastin konkret vëmë re se nuk fakte, prova që të tregojnë që autoritet shqiptare kanë kryer veprime të paligjshëm që kërkojnë hetim. Kërkesa bazohet në mbi pretendime politike dhe spekulime publike që nuk janë shkak ligjor për ngritjen e komisionit hetimor. Në asnjë dokument zyrtar të hetimeve në SHBA nuk ka asnjë akuzë apo dyshim ndaj ndonjë zyrtari shqiptarë. Nuk provohet ekzistenca e ndonjë vendimi apo akti të falsifikuara apo indicie të tilla në funksion të marrëdhënies me McGonigal”, tha Çuçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




