Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme pritet prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






