Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefat e rinj në disa komisariate     

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në drejtimin e komisariateve në qytete të ndryshme të vendit. Kryekomisar Besmir Qibini, deri tani Shef i Komisariatit të Kukësit, është emëruar Shef i Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Ndërkohë, Komisar Besmir Dervishi, që drejtonte Komisariatin nr. 3 në kryeqytet, do të kalojë në pozitat e Shefit të Komisariatit nr. 5, gjithashtu në Tiranë.

Po ashtu, Kryekomisar Idriz Daulle, i cili ishte Shef i Komisariati nr. 5 në Tiranë, do të kalojë në pozitat e Shefit të Komisariati nr. 7 në Tiranë, ndërkohë që Kryekomisar Robert Losha, nga Komisariati nr. 7, është emëruar Shef i Komisariati të Matit.

Në një lëvizje tjetër, Kryekomisar Ervis Sançolli, deri tani Shef i Komisariati të Matit, do të marrë drejtimin e Komisariati të Lezhës, ndërsa Komisar Oltion Gjoni, që udhëhoqi Komisariatin e Lezhës, do të kalojë si Shef në Komisariatin e Kukësit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme