Ndërpritet greva e urisë, naftëtarët e Marinzës do të vijojnë protestat me tubime

Naftetarët e Marinzës ndërpresin grevën e urisë për të vijuar me protestat.
Në mbledhjen e mbrëmjes së të premtes, ata ndërsa kanë analizuar gjithë ecurinë e grevës 17-ditore dhe përkeqësimin e shëndetit të shtatë grevistëve të mbetur vendosën ndërprerjen e saj. Në këtë vendim sipas tyre ndikoi dhe qëndrimi ironik i kompanisë.
“Gjendur në këtë situatë u vendos që për të mos rrezikuar më tej shëndetin e grevistëve, greva e urisë të mbyllet. Ndërkohë, greva e punonjësve do të vazhdojë të jetë e hapur, dhe tubimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën, më 05.11.2025, ora 12:15, përpara zyrave të Bankers në Fier. Tubime të tjera do të pasojnë sipas datave që do të përcaktojë Sindikata, ku do të bëhen edhe denoncime publike mbi gjendjen në vendburimin Marinëz“, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Ata bëjnë të ditur gjithashtu se gjatë të enjtes janë takuar dhe me Ministren e Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, e cila u zotua se Ministria do të trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e ngritura dhe do të luajë rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e një marrëveshjeje midis palëve.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




