Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamje nga Rinasi: Vijojmë punën
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, kësaj radhe në Rinas, ku po punohet për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara.
Në postimin e tij në rrjete sociale, Rama thekson se aksioni kundër zaptimit të hapësirave publike vijon me vendosmëri.
“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkruan kryemininisti krahas pamjeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




