Vrau kolegun në piceri, autori në burg, dyshohet me probleme mendore, kërkohet shtrim në psikiatri

Aktualitet | 1 vit më parë

Dhoma Penale e gjykatës së Tiranës l në burg Filip Shehu, i cili goditi me mjet prerës thikë kolegu e tij, Indrit Ismaillari në një piceri në Tiranë.

Para togave të zeza, 41-vjeçari pretendoi se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër.

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”.

Ai nuk ishte në dijeni se i riu ka humbur jetën, ku i shprehu ngushëllime familjarëve.

Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar.

Ai paraqiti në seancë edhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013, ku kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor.

Gjithçka ndodhi brenda pak çastesh, ku gjatë debatit, viktima hapi frigoriferin për të marrë një kuti proshute, ndërsa në atë moment, pasi dëgjoi ofendimet, mori një thikë kuzhine dhe e goditi tri herë, një herë në qafë dhe dy herë në bark, viktimën.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 28 tetorit, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme