Ministri Salla: Drejt një bujqësie moderne dhe të harmonizuar me standardet evropiane
Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Bujqësinë, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, theksoi rëndësinë e këtij takimi si një moment reflektimi dhe vizioni për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.
Ai vlerësoi rolin e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), që prej 74 vitesh ka qenë një shtyllë e dijes dhe ka përgatitur mijëra profesionistë që kanë mbajtur gjallë sektorin bujqësor edhe në kohët më të vështira.
“Ky takim është një moment reflektimi, një pikë ku shikojmë rrugën e bërë por me vizion drejtë një bujqësie moderne, inovatore dhe të harmonizuar me standarde evropiane. UBT ka qenë një shtyllë e dijës për 74 vite, ka përgatitur mijëra agronom, veteriner dhe specialist që kanë mbajture lartë bujqësinë dhe në kohët më të vështira. Ky kampus nderon të gjithë kombin tonë, sepse aty ku ka dije ka zhvillim dhe jetë”, u shpreh Ministri i Bujqësisë.
Duke iu referuar bashkëpunimit mes UBT-së dhe Universitetit BOKU të Austrisë, ministri e cilësoi atë si një shembull konkret se si dija dhe shkenca udhëheqin ndryshimin real.
“Bashkëpunimi UBT-BOKU është shembulli konkret se si dija dhe shkenca udhëheqin ndryshimin real. Shqipëria është në rrugën historike drejtë BE, kapitujt 11, 12, dhe 13 që lidhen me bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin janë ndër kapitujt më sfidues. Përmes tyre po ndërtojmë një standard të ri. Ministria e Bujqësisë është e përkushtuar plotësisht por kjo punë kërkon bashkëpunim me akademinë, universitetet, sektorin privat dhe fermerët. Ministria e Bujqësisë do të jetë partnere e hapur dhe e palodhur për të ecur bashkë me ju“, theksoi Salla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




