Operacioni “Several” në Tiranë, 7 persona në pranga për armë, drogë dhe dhunë seksuale
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale, që nga armëmbajtja pa leje dhe shitja e drogës, deri te marrëdhënia seksuale me dhunë.
Gjatë operacionit të koduar “Several”, u arrestua 31-vjeçari A. M., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”;
Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit E. K., ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Ai u kap në makinë me 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë.
Gjithashtu në pranga përfundoi 24-vjecari E. K., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”; Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli.
Në pranga u vunë edhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi, E. K., 23 vjeç, A. P., 25 vjeç, S. C., 28 vjeç, K. R., 24 vjeç dhe A. H., 26 vjeç.
Ata dyshohet se kanë patur dijeni për këtë veprimtarinë kriminale në lokal, por nuk kanë kallëzuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




