Aksident fatal në Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësorin 62-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, pikërisht në vendin e njohur si Kotodesh, në rrethin e Prrenjasit.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur për vdekje këmbësorin Q. M., 62 vjeç, banues në Kotodesh. Fatkeqësisht, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është ndaluar menjëherë nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




