Minatorët e Spaçit 27 ditë në protestë, mungon dialogu mes palëve, kompania largon nga puna 40 punonjës

Aktualitet | 12 muaj më parë

Protesta e minatorëve të Spaçit në Mirditë ka hyrë në ditën e 27-të, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve. Pavarësisht kushteve atmosferike edhe mëngjesin e kësaj të marte (4 nëntor) punonjësit janë mbledhur në hyrjen kryesore të minierës, duke kërkuar plotësim të kërkesave të tyre. Por situata është tensionuar më tej pasi rreth 40 punonjës të tjerë janë shkarkuar nga puna gjatë ditëve të fundit, me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë.

Por minatorët të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.

Por këto kërkesa janë refuzuar nga kompania konçensionale “Tete Albania”, me pretendimin se sindikata nuk plotëson kriteret ligjore dhe pavarësisht ndërhyrjes të institucioneve vendore dhe qendrore deri tani ka munguar dialogu mes palëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme