Izraeli: Izraeli do të rifillojë operacionet ushtarake në Gazë pas zgjidhjes së pengjeve

Ministri izraelit i Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen, ka deklaruar se Tel Avivi do të kthehet në operacione intensive ushtarake në Rripin e Gazës sapo të zgjidhet çështja e pengjeve.
Cohen tha se Hamasi nuk do të heqë dorë vullnetarisht nga armatimi dhe se asnjë forcë ndërkombëtare nuk do të ketë sukses në çarmatosjen e tij.
Në një intervistë për Kanalin 7 të Izraelit, ai theksoi se Izraeli po përgatitet për të rifilluar luftën, duke thënë se “ne jemi gati dhe tani kemi një hapësirë më të gjerë për të vepruar pasi pengjet e gjalla janë ribashkuar me familjet e tyre.”
Ai shtoi se Izraeli beson se koha po punon në favor të tij në konfliktin e vazhdueshëm.
Cohen tha se Tel Avivi tashmë ka provuar aftësinë e tij për të “arritur qëllimet e tij”, qoftë në Liban, Siri apo kundër Hamasit në Gaza.
Gjithashtu theksoi se Izraeli ka leva të rëndësishme për përdorim në të ardhmen, duke vënë në dukje se vendi tani kontrollon më shumë se gjysmën e Rripit të Gazës, përveç kalimeve kufitare, Korridorit të Filadelfit dhe rrugëve të ndihmave humanitare.
“Ne i kemi lënë vetes shumë ndikim për të arritur atë që duam”, përfundoi Cohen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




