Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon  

Politikë | 12 muaj më parë

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1 ka deklaruar se vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e cila riktheu në detyrë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ishte shenjë se sistemi funksionoi.

“Dua tua them më thjesht se kaq, funksionoi sistemi. Gjykata Kushtetuese dha një vendim i cili unë mendoj se ishte i duhuri. Kam përshtypjen i dhënë në liri”, u shpreh Vangjeli.

Vangjeli shpjegoi gjithashtu se nga ana tjetër se Erion Veliaj ishte i vetëm përballë të gjithëve.

“Ajo çka do të ishte në interes të publikut për ta thënë njeriu i fundit që do donte të dëgjonte këtë vendim të Gjykatës është njeriu i cili kundërshtohet nga të gjithë, nga opozita, nga një pjesë e opinionit publik, është kryeministri Edi Rama. Madje edhe nga Veliaj. Ishte i vetëm përballë të gjithëve. Nuk mund të ofronte diçka, as nuk mund ta intimidonte as nuk mund ta blinte Gjykatën Kushtetuese sepse përballë kishte kryeministrin, kishte një dekret presidencial, ishte i vetëm dhe fitoi një betejë që i dha të drejtë”, u shpreh Vangjeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme