Gonzato: Rezultate pozitive me reformën në drejtësi, por korrupsioni vijon të mbetet sfidë
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka komentuar gjetjet e progres-raportit 2025 të Komisionit Europian, ku theksoi se Shqipëria ka shënuar rezultate në zbatimin e reformës në drejtësi, por shtoi se korrupsioni vazhdon të mbetet problem në sektorë të ndjeshëm të jetës publike dhe private.
“Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm duke ndikuar në sferat publike dhe private, dhe masat e marra deri tani kanë pasur efekt të pjesshëm,” tha Gonzato.
Sipas Gonzatos, përparimi në procesin e anëtarësimit në BE duhet të shoqërohet me reforma të thelluara në fushën e drejtësisë, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, si elementë kyç për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend.
“Duke iu referuar raporti të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet ishin konkurruese, por u shënjuan nga mangësi të konsiderueshme përfshirë abuzimet me burimet publike që çoi në mosbarazi në garë. Raporti vëren rezultate në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm duke ndikuar në sferat publike dhe private dhe masat e marra kanë pasur reagim të pjesshëm. Shqipëria është e përgatitur për luftimin e krimit të organizuar. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurive por do të donim të shihnim rezultate konkrete”, tha Gonzato.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



