Abissnet Superiore në RTSH, Nuhiu: Vora kockë e fortë, vështirësitë të rrisin në jetë!

Abissnet Superiore | 12 muaj më parë

Debutimi si trajner i Tiranës në Abissnet Superiore nuk ka qenë aspak i lehtë për Ardian Nuhiun, i cili u shfaq sot përballlë gazetarëve për të prezanduar sfidën e radhës. Ekipit bardheblu i duhet të harrojë sa më shpejt disfatën e pësuar përballë Bylisit pasi nesër kryeqytetin e viziton Vora.

“Jemi të vetëdijshëm për mënyrën që skuadra nuk ka filluar mirë, por vështirësitë të rrisin në jetë, çdo futbollist rrit veten e vet, kam besim te grupi se do të dalin te kualiteti i tyre, po mundohemi në këto pak ditë sa kemi me skuadrën që të ringrihemi në aspektin psikologjik, të besojmë te grupi se thjesht na duhet të bashkojmë forcat për të përballuar ndeshjen e nesërme”, tha Nuhiu.

“Duhet që ndeshjen e nesërme ta zhvillojmë me përqëndrim të madh pasi Vora është ‘kockë e fortë’, vendoset mirë dhe lufton shumë, i kemi analizuar futbollistët e saj dhe besoj se jemi të përgatitur, shpresoj të shoh një grup të bashkuar, duhet ta nxjerrim skuadrën nga kjo situatë, kam besim”, vazhdoi numri një i stolit bardheblu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme