Shpërthimi i kontrolluar në Sauk, IKMT shemb 3 vila pa leje, Rama: Operacioni nuk do të ndalet, asnjë të mos e mendojë më ndërtimin e paligjshëm

Aktualitet | 12 muaj më parë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot me aksionin kundër paligjshmërisë, duke shembur me shpërthim të kontrolluar tre vila luksoze të ndërtuara pa leje në zonën e Saukut, në Tiranë.

Lidhur me këtë aksion, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh të qartë për të gjithë shkelësit e ligjit.

Kreu i qeverisë thekson se: “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit.”

Më tej, Rama garantoi se operacioni kundër ndërtimeve të paligjshme do të jetë i pandalshëm:

“Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje,” përfundon postimin Kryeministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme