“3D“ në RTSH- Çipa: Berisha nuk ka alternativë tjetër, protestat mbeten mundësia për të projektuar pasardhësin

Analisti politik, Aleksandër Çipa, shprehu dyshime mbi qëllimin real të paralajmërimeve të fundit të Sali Berishës për protesta. Në emisionin ‘3D’ në RTSH, Çipa argumentoi se, përtej retorikës së revolucionit, protestat për Berishën janë e vetmja rrugë e mbetur për të stabilizuar dhe ripozicionuar forcën opozitare, duke përgatitur në të njëjtën kohë terrenin për pasardhësin e tij.
Sipas Çipës, Partia Demokratike ka dështuar me tre qasje të ndryshme që tentuan të ndryshonin situatën politike. Ai vuri në dukje se Berisha e ndjen se “po e destrukturon ende forcën e tij në opozitare,” duke cituar mbylljen e degëve në nivel qarqesh dhe defaktorizimin e tij në jetën politike të vendit.
“Berisha s’ka alternativë tjetër. Protestat duket se është e vetmja mundësi që të projektojë pasardhësin e tij. Të besosh në atë që ka një vit që thotë për revolucion nuk bën sens.”, theksoi Çipa.
Analisti theksoi se përpjekjet për protesta që reduktohen vetëm në kryeqytet nuk mund të sjellin rrotacion. Çelësi i suksesit, sipas tij, shihet te mobilizimi kombëtar.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Berisha ta nisë protestën në një datë të afërt, madje edhe më 9 Nëntor, duke e përdorur atë si një mjet për “të defaktorizuar zgjedhjet” e pjesshme lokale të së dielës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




