Beqiri: Protesta është e Saliut që t’i shpëtojë 21-Janarit
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se protestat e thirrura nga ana e kryedemokratit Sali Berisha bëhen që ai t’i shpëtojë 21-Janarit.
“Tani çfarë do bëjnë protestat. Protestat do bëjnë atë që bëjnë gjithmonë. Është një film që e kemi parë, muaj për muaj, vit për vit. Kaq vjet me radhë e kemi parë dhe çfarë pamë nga protestat dhe pamë atë që u katandis kokoshi një thelë. Pse? Sepse ata që votojnë nuk vijnë protestë sepse e dinë që protesta është e Saliut. Protesta është e nongratës, protesta është për t’i shpëtuar 21 janarit Saliu”, tha Beqiri.
Ai vuri në dukje se Berisha i përdor protestat si instrument për t’i bërë presion drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut.
Sipas Beqirit, familja e Berishës mbahet pas protestave se “nuk i ka ngelur gjë tjetër se për rrjedhojë ata që janë anëtarë të Partisë Demokratike, zërat e mirë o japin dorëheqjen, siç kanë dalë zëra plot që thonë; po ky do ikë apo nuk do ikë?!”
“Protesta është që Saliu t’i bëjë presion drejtësisë e SPAK-ut e të tjera për korrupsionin e lartë që rrezikon periudhën 12-vjetore sepse po mbaron gjyqi e të tjera me radhë. Kështu që ata e dinë se këto janë protesta që i bën familja e Berishës. Dhe familja e Berishës mbahet pas protestave se nuk i ka ngelur gjë tjetër se për rrjedhojë ata që janë anëtarë të Partisë Demokratike, zërat e mirë o japin dorëheqjen, siç kanë dalë zëra plot që thonë; po ky do ikë apo nuk do ikë?!”, deklaroi Beqiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




