Vallja Gorarçe-Bashkia Maliq aplikon për shpalljen trashëgimi kulturore jomateriale
Bashkia e Maliqit ka aplikuar pranë Ministrisë së Kulturës për ta shpallur vallen gorarçe si trashëgimi kulturore jo materiale.
Kjo valle ka qenë dhe vazhdon të jetë më autentikja e folklorit shqiptar për nga bukuria dhe larmia e lëvizjeve të saj virtuoze dhe madhështore njëkohësisht.
Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu thotë se bashkia do të mbështesë edhe krijimin e një arkivi të veshjeve që përfaqësojnë krahinën e Gorës..
Vallja gorarçe është një valle burrash. Motivi bazë i kërcimit në hyrje të kësaj valleje është rrëshqitja deri në tokë, shoqëruar me mënyrën e lidhjes së interpretuesve krah për krah dhe mbështetja tek njëri tjetri.
Qysh në fillimin e saj na jep të kuptojmë se kemi të bëjmë me një valle burrash trimërore megjithatë duhet theksuar gjithashtu se kjo valle ka qenë vallja bazë e të gjitha dasmave të krahinës së Gorës.
Gazetare Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




