Nën hetim për shpërdorim detyre, Spahia në SPAK: Gjyq politik, akuza pa baza

Politikë | 12 muaj më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, është përgjigjur para prokurorëve të posaçëm lidhur me hetimin ndaj tij, ku akuzohet për shpërdorim detyre gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës.

Pas marrjes në pyetje, Spahia tha se qëllimi i këtij procesi ishte politik dhe jo ligjor.

 “I thash prokurorëve që duhet të ishte thelluar më shumë në pyetjen e dëshmitarit ku qartazi pranon përdormini politik të tij në padi dhe në nisjen e këtij procesi gjyqësor. Ai ka thënë ”nuk kam pasur interes mbi vendimet, interesi im ka qenë lufta politike” e thënë nga goja e paditësit. Kjo tregon shumë se si është nisur ky gjyq dhe mbi ç’baza bëhet. Nuk duheshin shpenzuar paratë e taksapaguesve shqiptarë për të nisur gjyqe të tilla, por të përdoreshin në luftën kundër korrupsionit”, tha Spahia.

Spahia u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, i cili pretendon se është shkarkuar në mënyrë të paligjshme dhe se në vend të tij është emëruar një anëtar i FRPD-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme