EMRAT- Gara për Avokatin e ri të Popullit, Komisioni i Ligjeve nis dëgjesat publike me kandidatët

Politikë | 12 muaj më parë

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, i drejtuar nga kryetari Ulsi Manja, ka nisur zyrtarisht procesin e dëgjesave publike me kandidatët e vetëofruar për funksionin e Avokatit të Popullit. Kjo vakancë u shpall pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Në nisje të mbledhjes, Manja njoftoi se interesi për këtë post kushtetues ka qenë i lartë, duke u depozituar gjithsej 26 kandidatura brenda afateve të përcaktuara.

Procesi i dëgjesave publike

Për shkak të numrit të madh të aplikantëve, Komisioni ka planifikuar dëgjesat në dy ditë. Në seancën e parë, kandidatët kishin mundësinë të paraqisnin të dhëna nga eksperienca e tyre profesionale dhe vizionin për pozicionin e Avokatit të Popullit, si dhe t’u përgjigjeshin pyetjeve të deputetëve.

Në dëgjesën e ditës së parë, Komisioni dëgjoi 13 kandidatët e mëposhtëm:

Adriana Kalaja

Anton Kosteri

Anton Lleshaj

Aranita Brahaj

Besim Ndregjoni

Dardan Mustafaj

Endri Papajorgji

Endri Shabani

Fatjona Male

Genta Tafa

Gerti Shella

Gëzim Allaraj

Ismail Tafani

Hapat e mëtejshëm

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Komisionit, Manja, njoftoi se seancat dëgjimore do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme me pjesën tjetër të kandidatëve, me qëllim që Komisioni të krijojë një panoramë të plotë për të gjithë aplikantët përpara se të bëjë përzgjedhjen e kandidatit që do t’i propozojë Kuvendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme