Analisti Arion Sulo: Atentati në Rinas nuk është hakmarrje, por krim për interesa

Analisti Arion Sulo, në emisionin “Trialog” në RTSH, theksoi se ngjarja në Rinas ka tejkaluar dimensionet e një hakmarrjeje të thjeshtë dhe tregon për një “trimërim të krimit”.
Analisti Arion Sulo theksoi nivelin e lartë të organizimit dhe guximin e autorëve, duke e krahasuar ngjarjen me skena të vjetra mafioze.
“Kur m’i dërguan pamjet më thanë se a ke zemër për t’i parë. Atentat si ky nuk ka në botë. Në vende ku sundon ligji nuk ndodhin të tilla atentate. Janë atentate të tipit të mafies italiane, që janë mbyllur në vitet ’90 me Falkonen dhe Borselinon,” tha Sulo.
Sipas Sulos, krimi vret për arsye shumë më të thella se hakmarrja e momentit.
“Krimi vret për interesa. Nuk është për hakmarrje. Ka një mirëstudim të zonës. Kanë marrë masa që të mos hyjnë makina. Ata s’kanë frikë nga këto gjëra.”
Ai e lidhi këtë situatë me rënien e sigurisë dhe besimit publik pas vitit 2013.
“Nga 2013 kemi futur krimin politik. Kemi dhe krimin në polici.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




