Avioni luftarak rus rrëzohet pranë kufirit me Finlandën, vdesin 2 pilotët

Europë | 12 muaj më parë

Një avion luftarak është rrëzuar në Rusi, kurse dy pilotë kanë humbur jetën pas përplasjes.

Informohet se një avion luftarak Su-30 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në republikën ruse të Karelias, pranë kufirit me Finlandën.

Lajmi është raportuar nga vetë mediat ruse, që cituan Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.

Guvernatori i Karelias, Artur Parfenchikov, tha në platformën Telegram, se avioni luftarak u rrëzua në një pyll, duke sqaruar se nuk kishte viktima në tokë.

Mediat informojnë deri tani vetëm për 2 pilotët e vdekur. Është urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme