Tha se Gilmando Dani ishte truproja e tij, Blendi Gonxhja përgënjeshtron Berishën: Lajm i rremë. As e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar pas deklaratave të artikuluara nga kryedemokrati Sali Berisha se viktima e atentatit pranë rrethrrotullimit të Rinasit, Gilmando Dani, ka qenë truproja e tij, duke i hedhur poshtë këto akuza e duke i cilësuar si të rreme.
Gonxhja sqaron se për personin të cilit Berisha i referohet, as nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë, ndërsa shtoi se emrin e tij e ka ndeshur në lajmet mbi atenatin.
“ Fake News, Lajm i Rremë, Gënjeshtra. Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Faceook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




