Historike, Kosova në play off-in e Botërorit 2026

Botërori 2026 | 12 muaj më parë

Kosova, sukses historik. Pas fitores 2-0 të arritur në Ljubljanë përballë Sllovenisë, “Dardanët” kanë siguruar pjesëmarrjen në play off-in e Kupës së Botës 2026.

Në Stadion Stožice, sfida u zhbllokua pas 6 minutash lojë nga një gol i shënuar nga Fisnik Asllani. Në pjesën e dytë sllovenët mbetëm me një lojtar më pak, Stojanović(53′) u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkohë, dyfishimi i rezultatit mbërriti në minutën e 64-ët nga një autogol i Karničnik. Kosova tashmë ndodhet në kuotën e 10 pikëve(vendi i dytë në grupin B), ndërsa Sllovenia në vend të tretë me 3 pikë. Vendi i parë mbahet nga Zvicra me 13 pikë.

Në ndeshjen e fundit në grup, “Dardanët” luajnë ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme