Kampionati i vajzave në RTSH, Apolonia mposht Partizanin

Futboll Vendi | 12 muaj më parë

Apolonia në futboll për femra ka arritur një tjetër sukses në javën e gjashtë të kampionatit. Pikërisht në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka mundur Partizanin, 3-0.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë për fieraket e Maringlen Kules, të cilat kanë çuar dëm një seri rastesh për shënim. Pa thënë që edhe portieria e Partizanit, Ndreu, ishte në lartësinë e duhur. Dhe vetëm në të 43’, Apolonia ka kaluar në avantazh me anë të Ovusu. Dy minuta nga starti i pjesës së dytë, Ndjok në një aksion individual shënon golin e dytë për fieraket. Partizani duket sikur rizgjohet në fund, por në dy mundësi të Gashit dhe një të Allushit goli nuk del në dritë. Dhe në fundin e kohës shtesë ka ardhur goditja përfundimtare e Apolonisë me Tenuti De Souza dhe 3-0.

13 pikë Apolonia në gjashtë javë dhe 9 pikë Partizani në po kaq javë, kurse futbolli i femrave vijon të jetë i pranishëm në ekranin e RTSH Sport.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme