Reshje intensive në disa qarqe –Ministria e Mbrojtes paralajmëron qytetarët për mot të paqëndrueshëm gjatë javës

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar qytetarët për reshje intensive që priten gjatë kësaj jave, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU).
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Ministri Vengu, thekson se gjatë ditës së sotme qarqet më të rrezikuara do të jenë Shkodra, Lezha dhe Vlora, ku priten reshje mesatare deri intensive. Në Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të vendit parashikohen reshje të dobëta.
Sipas parashikimeve, të martën dhe të mërkurën reshjet do të përhapen në të gjithë territorin e vendit, me intensitet më të lartë në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në këto zona priten reshje intensive, lokalisht edhe shumë intensive.
Ministria u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, sidomos në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut të përmbytjeve dhe vështirësive në qarkullim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




