Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH: Gjatë 5-mujorit të fundit të 2025, ulëm me 30% borxhin e akumuluar

Aktualitet | 12 muaj më parë

Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Fatjon Hoxhalli, në fjalën e tij në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, deklaroi se gjatë 5-mujorit të fundit të 2025-ës, është ulur me 30% borxhi i akulmuluar nga fillimi i vitit.

Hoxhalli ia akordon këtë ulje, ndërhyrjes në disiplinën financiare, e cila nuk ka ndikuar në cilësinë e programacionit apo funksionimit normal të institucionit.

“Do shmang përsëritjen e analizës së gjendjes aktuale të RTSH, kemi lajmm pozitiv gjatë 5-muajt e fundit kemi ndryshuar kahun e ecurisë financiare, duke ulur borxhin e akumuluar me rreth 30% në raport me situatën në fillim të vitit aktual, kjo falë një ndërhyrje të vendosur në disiplinë financiare, duke mos ndikuar fare në cilësinë e programacionit apo në funksionin normal të institucionit”, deklaroi Hoxhalli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme