Moti i keq – Dy viktima nga përmbytjet në veri të Italisë
Dy persona, 83-vjeç dhe 32-vjeç kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka goditur Italinë e Veriut në orët e fundit. Rrebeshe shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu kanë krijuar situata të vështira, veçanërisht në Friuli Venezia Giulia.
Operacionet e kërkim-shpëtimit u intensifikuan gjatë gjithë ditës, me ekipe të specializuara nga Udine, Gorizia, Trieste, Pordenone dhe Veneto.
Situata mbetet e vështirë edhe në fshatin Versa, në komunën Romans d’Isonzo. Sipas prefekturës, aktualisht nuk raportohen persona të zhdukur, ndërsa vijon koordinimi i shërbimeve për të evidentuar nevojat emergjente.
Autoritetet lokale paralajmërojnë se rreziku nga përmbytjet mbetet i lartë, ndërsa ekipet e emergjencës janë ende në terren.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




