Vendi përfshihet nga moti i keq, Presidenti Begaj thirrje qytetarëve: Bashkëpunimi juaj mundëson parandalimin e dëmeve të mëdha

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka bërë thirrje sot për kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi vendi po përballet me reshje të dendura shiu dhe mot të përkeqësuar.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit siguron i se institucionet përgjegjëse ndodhen në gatishmëri për menaxhimin e situates, ndërsa thekson se bashkëpunimi i qytetarëve me autoritetet është thelbësor për të parandaluar dëme të mëdha.
“Të dashur qytetarë,
Mot i keq dhe me shira ka përfshirë vendin.
Kujdesi i çdo njërit prej jush vlen!
Institucionet janë në detyrë, por bashkëpunimi juaj mundëson parandalimin e dëmeve të mëdha”, shkruan Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




