Moti i keq – Situata e normalizuar në qarkun Shkodër, nuk raportohen problematika. Mungesë energjie elektrike në disa zona

Në të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër nuk janë raportuar probleme nga reshjet e shiut, ndërsa nga mesnata situata është përmirësuar ndjeshëm edhe me rënien e intensitetit të reshjeve.
Reshjet gjatë natës kanë qenë me intensitet mesatar në disa zona, por pa shkaktuar dëmtime, bllokime rrugësh apo përmbytje.
Mungesa e energjisë elektrike është raportuar vetëm në Bashkinë Vau Dejës, në tre njësi administrative malore Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak. Strukturat e emergjencave civile dhe ekipet e terrenit po vijojnë monitorimin e situatës.
Konkretisht:
Bashkia Shkodër
– Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por nuk janë evidentuar problematika.
– Furnizimi me energji elektrike është normal.
Bashkia Malësi e Madhe
– Nuk ka raportime për probleme apo situata emergjente.
– Nuk janë regjistruar reshje gjatë natës.
Bashkia Vau Dejës
– Reshje me intensitet mesatar janë shënuar gjatë natës.
– Rrugët, urat dhe zona të tjera të ndjeshme paraqiten në kushte të mira, pa probleme nga përmbytjet.
– Mungesa e energjisë elektrike vazhdon në tre njësi administrative malore: Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak.
Bashkia Pukë
– Nuk raportohen probleme me emergjencat civile.
Bashkia Fushë-Arrëz
– Reshjet me intensitet mesatar kanë vijuar gjatë natës.
– Deri në këto momente nuk ka raportime për situata problematike.
Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës në të gjithë qarkun.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




