Bardhi deklaron votën e demokratëve kundër buxhetit: Jemi me Shqipërinë dhe jo pengmarrësit

Politikë | 12 muaj më parë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka shprehur qëndrimin kundër të partisë së tij lidhur me buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron.

Sipas Bardhit, ky buxhet nuk është në shërbim të qytetarëve, ndërsa theksoi se Partia Demokratike refuzon ta firmosë, pasi sipas tij, se “Shqipëria nuk qeveriset, por shfrytëzohet”.

“Ky buxhet është fatura e pengmarrjes së Kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar që shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë se kushdo dhe ne refuzojmë ta firmosim. Ky buxhet është prova  se sot Shqipëria nuk qeveriset por shfrytëzohet. Ne jemi kundër një buxheti që mbron të pandehurit dhe jo qytetarët, jemi kundër një qeverie që i shërben krimit dhe jo njerëzve, ne votojmë kudër për t’u mos u bërë noter të pengmarrjes nga krimi dhe korrupsioni,. Ne votojmë kundër se jemi me Shqipërinë dhe jo pengmarrësit e saj”, tha Bardhi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme