U liruan një ditë më parë nga GJKKO, SPAK do të apelojë vendimin për ish-prokurorin Lita dhe ish-shefin e Operacionales Bistri

Aktualitet | 12 muaj më parë

SPAK ka njoftuar se do të kundërshtojë vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për lirimin e ish-prokurorit Xhehavir Lita dhe ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri një ditë më parë pas dhënies së vendimet për dosjen “Metamorfoza”.

Gazetarja e RTSH24, Lusi Përgjegji ka zbuluar se prokurorët po presin zbardhjen e vendimit për ta apeluar atë në Apelin e Posaçëm dhe për të kërkuar burgosjen e tyre.

Ditën e djeshme, GJKKO vendosi lirimin e të dyve në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Vendimi u bazua në faktin se ata kanë shlyer dënimin në raport me kohën e kaluar në paraburgim.

Ish-prokurori i Kukësit, Xhehavir Lita, i dënuar fillimisht me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj, ndërsa GJKKO vendosi shuarjen e masës “arrest në burg” dhe lirimin e menjëhershëm.

Ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri u dënua me 2 vite burg për veprën penale “zbulim i akteve ose i të dhënave sekrete”, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, pasi gjykata nuk gjeti prova për këto akuza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme