ARRSH: Intensiteti i reshjeve në rënie, akset rrugore të hapura

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri me dije se gjatë natës intensiteti i reshjeve ka pësuar ulje në të gjithë vendin, ndërsa kontraktorët kanë vijuar punën për pastrimin e akseve rrugore nga rënia e gurëve dhe inerteve.
Sipas njoftimit, probleme janë shfaqur në disa segmente si Tropojë–Bajram Curri–Valbonë, Bajram Curri–Fierzë, Sopot–Kam, Dushaj–Lekbibaj, Kukës–Ura e Zapotit–Shishtavec, Kukës–Krumë, Pukë–Fushë Arrëz–Fushë Dukagjin, Skurraj–Peshkopi dhe Elbasan–Qafë Thanë, por pas ndërhyrjes rrugët janë hapur për qarkullim.
ARRSH bëri me dije gjithashtu se vazhdon prezenca e ujit në disa segmente të tjera të rëndësishme, si Laç–Ura e Drojes, Qafë Gjashtë–Shën Vasil, Krane–Syri i Kaltër dhe Tepelenë–Shtëpez.
Në aksin Maliq–Lozhan, në km 13, në zonën e Moglicës, është raportuar rënie gurësh dhe aluvionesh që shkaktuan bllokimin e rrugës. Autoriteti bëri me dije se ndërhyrja u krye menjëherë dhe rruga është rikthyer në normalitet.
Aktualisht, sipas ARRSH, të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, ndërsa monitorimi i situatës vijon për të garantuar sigurinë e udhëtarëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.









