Kievi merr nga Rusia 1,000 trupat e ushtarëve të vrarë

Botë | 12 muaj më parë

Gjatë orëve të fundit, Ukraina ka bërë me dije se ka marrë nga Rusia trupat e 1 mijë personave që Moska tha se ishin ushtarë të vrarë ukrainas. Lajmi për këtë bashkëpunim mes palëve ndërluftuese është komunikuar nga Shtabi Koordinues i Kievit për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

“Sot, u ndërmorën masa riatdhesimi. 1000 trupa, që pala ruse pretendon se u përkasin ushtarakëve ukrainas, u kthyen në Ukrainë”, tha në mediat sociale Shtabi Koordinues i Kievit për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme