Hapet godina e re e parkimit publik në Durrës, Rama: Hapësira edhe për aktivitete social-kulturore

Aktualitet | 12 muaj më parë

Hapet godina e re e parkimit publik në Durrës, një investim modern që funksionon me energji të vetëprodhuar nga panelet diellore. Kryeministri Edi Rama tha se kjo vepër publike ofron rreth 400 vende parkimi, ndërsa ka hapësira edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sociale dhe kulturore.

“Hapet në Durrës, godina e re e parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli. Një tjetër vepër e bukur publike me rreth 400 vende parkimi dhe funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, për zyra dhe aktiviteteve të hapura social-kulturore”, shkruan Rama.

Godina, përveç hapësirave të parkimit, do të shërbejë si një qendër për aktivitete të ndryshme komunitare dhe evente. Ajo synon të lehtësojë trafikun në zonë dhe të adresojë mungesën e vendeve të parkimit në qytet.

Parkimi publik pranë Stacionit të Trenit është ndërtuar në 6 nivele, ndërsa projekti shtrihet në një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme