Presidenti i Federatës polake: Avantazhi ynë është që luajmë në shtëpi

Polonia është kundërshtari i Shqipërisë në Play off të Botërorit. Kuqezinjtë masin forcat me polakët në mars, me synimin e vetëm kualifikimin. Ndeshja do të zhvillohet në Varshavë, një terren i njohur për trajnerin Silvinjo, i cili debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë e bëri pikërisht në këtë qytet. Mediat në Poloni kanë pasqyruar komentet e shumë figurave, duke përfshirë edhe atë të kreut të Federatës polake të futbollit, Cezary Kulesza i cili theksoi avantazhin se do të luhet në Poloni.
“Nga njëra anë, shorti ishte i mirë, nga ana tjetër, jo. Gjithçka do të vendoset në fushë. Ne kemi luajtur kundër Shqipërisë, i njohim ata. Avantazhi ynë është se do të luajmë në shtëpi sepse e dimë sa i nxehtë është stadiumi i Shqipërisë në Tiranë. Lojtarët tanë i njohin shumë mirë këta futbollsitët kundërshtarë. Do të duhet të presim sepse shumë gjëra mund të ndodhin në katër muaj. Kulmi i gjithë kësaj do të jetë kualifikimi ynë për në Kupën e Botës”.
Nëse Shqipëria arrin të mposhtë Poloninë, në finalen e pla yoff do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Në këtë rast, vendi i ndeshjes finale varet nga rezultati i gjysmëfinales tjetër: Nëse triumfon Ukraina, finalja do të luhet në fushë asnjanëse. Nëse fiton Suedia, Shqipëria do të luajë finalen në Stokholm, duke u përballur me një transfertë të vështirë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




