Gjirokastrës, liqeni i Viroit del nga shtrati, uji vërshon në rrugë. Rrëzohen disa pemë

Aktualitet | 12 muaj më parë

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që Liqeni i Viroit të dalë nga shtrati, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve për shkak të përmbytjeve në rrugë. Autoritetet rrugore, policia, ARRSH dhe emergjencat civile kanë punuar intensivisht për rehabilitimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, në Gjirokastër, reshjet intensive të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve shumëvjeçare. Një pishë shumëvjeçare në kodrën turistike të Kërcullës ka bllokuar segmentin rrugor, duke kërkuar ndërhyrjen e punonjësve të Bashkisë Gjirokastër për largimin e pemës dhe materialeve të ngurta. Pas ndërhyrjes, qarkullimi i automjeteve është rikthyer në normalitet.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me reshje të dendura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme