Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të pjesshme në pesë bashki

Komisioni Rregullator, në seancën publike të së premtes, certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluara më 9 nëntor 2025.
Pas përfundimit të afateve ankimore, u shpallën fituesit në pesë bashki: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
Në datën 17 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dorëzoi mandatet e kryetarëve të rinj të pesë bashkive ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore.
Mandatet iu dhanë Brunilda Mersinit në Bashkinë Vlorë, Ervin Cecës në Bashkinë Berat, Florenc Dokës në Bashkinë Cërrik, Altin Bojnit në Bashkinë Mat dhe Gramos Sakos në Bashkinë Tepelenë, të gjithë të propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë.
Rezultatet sipas qarqeve
Qarku Vlorë – Bashkia Vlorë
Brunilda Mersini (PS) – 15,672 vota ✅ Fitues
Dionis Sota (kandidat i propozuar nga zgjedhësit) – 2,333 vota
Gjergji Nika (kandidat i propozuar nga zgjedhësit) – 1,975 vota
Qarku Berat – Bashkia Berat
Ervin Ceca (PS) – 13,050 vota ✅ Fitues
Pavlo Shkarpa (kandidat i propozuar nga zgjedhësit) – 2,607 vota
Qarku Elbasan – Bashkia Cërrik
Florenc Doka (PS) – 6,201 vota ✅ Fitues
Amarildo Hoxha (kandidat i propozuar nga zgjedhësit) – 1,888 vota
Eligert Hima (Lëvizja Shqipëria Bëhet) – 1,275 vota
Qarku Dibër – Bashkia Mat
Altin Bojni (PS) – 7,425 vota ✅ Fitues
Eduart Brahilika (kandidat i propozuar nga zgjedhësit) – 3,184 vota
Suzana Pasha (kandidat i propozuar nga zgjedhësit) – 549 vota
Qarku Gjirokastër – Bashkia Tepelenë
Gramos Sako (PS) – 3,261 vota ✅ Fitues
Gabriel Guma (kandidat i propozuar nga zgjedhësit) – 928 vota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




