“Polifonia në shekuj”, aktiviteti u zhvillua në kuadër të 30-vjetorit të themelimit të saj
Një udhëtim mes këngëve të lashta polifonike, ku zërat e traditës u ngjitën në skenë duke përcjellë vlerat, origjinalitetin dhe kulturën e kësaj trashëgimie, u zhvillua në aktivitetin “Polifonia në shekuj”, i cili mirëpriti dhe festoi 20-vjetorin e pranimit të polifonisë shqiptare në UNESCO, si edhe 30-vjetorin e themelimit të Shoqatës “Polifonia Shqiptare”.
Interpretimet erdhën nga grupe të ndryshme përfaqësuese të trevave të vendit tonë, si: “Djemtë e Vlorës”, grupi i Libohovës, grupi i Gorës, grupi Selam Musaj, “Djemtë e Mallakastrës”, “Orkestra e Fiersheganit”, si edhe grupi polifonik i Ansamblit Kombëtar.
Ky aktivitet dëshmoi se polifonia mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme të identitetit tonë kulturor, një traditë që jo vetëm ruhet, por vazhdon të jetojë falë brezave të rinj që e përcjellin me përkushtim.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




