“Valle mbi hi” rikthen Kastron, Redin dhe grupin e tyre në FEST 64 me ambicie të mëdha

Kulturë | 12 muaj më parë

2 Farm të ftuar në emisionin “Çasti i Duhur” në  Radio Televizionin Shqiptar rrëfejnë emocionet e tyre përpara  FEST 64 si dhe zbulojnë më tepër detaje sa i përket konkurrimit të tyre këtë edicion.

Për grupin e djemve artist kjo është hera e dytë që do të ngjiten në skenën magjike të Festivalit pas pjesëmarrjes së tyre në FEST 61, ishte pikërisht ajo dalja e parë e ribashkuar e grupit pas 19 vitesh.

Ky rikthim shënoi dhe shtoi ambicien për artistët të cilët u shprehën se nëse do ta fitonin Festivalin, vitin tjetër Eurovizion do vinte në Tiranë.

Artistët kanë zbuluar gjithashtu edhe detaje nga kënga e tyre ndërsa shprehen se është privilegj veçanërisht të luash me Orkestrën e RTSH.

“Është privilegj të rikthehesh në Festival, i cili për mendimin tim është më i miri në Ballkan, por gjithashtu privilegj edhe më i veçantë është që të luash live me Orkestrën e RTSH” , shprehet Kastro Zizo.

Ndërsa me tej Redi shton se përgjegjësia rritet kur luan me profesionistë në skenë, kjo të shton më tepër përgjegjësinë, por edhe emocionet.

Kënga e tyre titullohet “Valle mbi hi”, e cila i përket zhanrit Alternativë. Kënga është e thjeshtë, me një tekst pa shumë ngjyrime figurative por me një mesazh brenda, shprehen artistet.

“Ne sa herë që duam të bëjmë një këngë, vendosim fillimisht për mesazhin që duam të përcjellim, ndërsa përsa i përket muzikës, ajo është punë e të gjithëve ne“.

Grupi i përbërë nga regjisori Redi Mazi, avokati Renan Berati si dhe artisti Klevis Bega ndërsa rrëfyen sekretin sesi kanë arritur ta mbajnë “gjallë” grupin e tyre përtej angazhimeve të përditshme të gjithësecilit, nuk e mohuan faktin se në këtë festival vijnë me ambicie të shtuar, pse jo edhe për ta fituar FEST 64.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme